Ditën e sotme, në studio u transmetua një video ku shfaqej Tea, Graciano dhe konkurrentë të tjerë të “PërPuthen”, duke konsumuar një pije.
Kjo në fakt bie ndesh me rregullat e emisionit, që i ndalon rreptësisht takimet jashtë emisionit. Tea u justifikua me faktin se atë takim e ka bërë për t’i dhuruar mbështetje Gracianos, pas deklaratës që ai bëri një javë më parë, ku pranoi se është biseksual.
Gjithashtu, edhe një video tjetër u publikua në studio, ku shfaqej Mevlani, Tea dhe Andi brenda një makine. Mevlani tha se atë ditë do të zhvillohej takimi mes Teas dhe Andit, nuk kishte makinë dhe meqenëse Andi e kishte rrugën për në Durrës, ai ia kërkoi atij si nderë për ta dërguar atje.
Produksioni vendosi që të mos ndëshkojë asnjë konkurrent në lidhje me incidentin, por paralajmëroi se nëse do të përsëriten skena të tilla në të ardhmen, do të ketë eliminime.