Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi u kthyen në çiftin më komentuar në Shqipëri, që në krijimin e tyre e deri në momentin kur u ndanë. Megjithatë duket se drama e ish-konkurrentëve të “Për’puthen” nuk ka mbaruar ende.Tea ka rrëfyer historinë e ndarjes nga Bearti në aplikacionin e ri të emisionit që shkarkohet në Play Store dhe App Store kundrejt një pagese prej 3.99 Euro.
Duket se versioni i 22 vjeçares i ka lënë një shije të hidhur të riut nga Kosova, pasi ai ka reaguar ashpër përmes një statusi në Instastory ku paralajmëron se nuk do të qëndrojë i heshtur dhe do të tregojë pjesën e tij.
“Përshëndetje miq,
Sapo e dëgjova rrëfimin “ekskluziv” të Tea Trifoni-t. Nuk e prita që më shet për 3.99 Euro. Por meqenëse pate dëshirë ta bësh publike, çdo histori ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim. Tani as unë nuk do qëndroj i heshtur. Do të tregoj dhe unë pjesën time,” shkruan Bearti.
Më pas ai shton se ka qëndruar i heshtur pasi nuk i do dramat dhe do të ruajë privatësinë. Bearti thekson se Tea luan kartën e viktimës, e sërish me të.
“Më ke akuzuar për gjëra që s’janë aspak të vogla publikisht. Nuk po më lë zgjidhje tjetër dhe sigurisht dhe unë do ta mbroj veten,” përfundon ish-konkurrenti duke vendosur dhe një “countdown” që paralajmëron në pak orë rrëfimin e tij.