Pas ndarjes me Vesel Kurtishaj, menjëherë në portalet online kanë nisur aludimet për një lidhje të re të Teas me një partner të ri, të cilën nuk e kishin deklaruar ende në publik.
E pyetur nga InfoMedia Albania, Tea Zhyli tregon se nuk është në asnjë lidhje, “Jam Single” shprehet ajo, duke hedhur kështu poshtë të gjitha thashethemet rreth saj.
Vetëm para pak javësh, IMA, publikoi lajmin ekskluziv për ndarjen e çiftit fryt i Big Brother, lidhje e cila nuk zgjati shumë në të vërtetë, të njëjtin fat kanë pësuar edhe lidhjet e tjera të krijuara brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” të cilat nuk kanë zgjatur gjatë.
Ekskluzive ©IMA / J.Kasaj