Një çift është gjetur i masakruar në Greqi pasditen e sotme në rrethana ende misterioze.
Ngjarja ka ndodhur në Loutraki, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e vdekur me bashkëshortin e saj grek.
Ata janë gjetur pa jetë në shtëpinë e tyre në këtë zonë. Në lidhje me ngjarjen që tronditi komunitetin lokal, dyshohet se vrasësi është një shqiptar, shkruajnë mediat helene.
Policia ka hyrë në shtëpinë e çiftit pasditen e sotme, pasi një grua ka thënë se ka parë aty gjak. Forcat policore kanë lajmëruar se sapo kanë hyrë në banesë, kanë parë se burri e gruaja ishin të mbuluar në gjak.
Sipas policisë, në trupat e tyre kishte shenja dhune, ndërsa një detaj i frikshëm është se ata janë gjetur totalisht të zhveshur.
Dyshohet se së fundmi, gruaja ka pasur lidhje me shqiptarin, që dyshohet se ka kryer edhe krimin e dyfishtë.
Gruaja ukrainase 45 vjeçe ishte martuar me një biznesmen nga Mikonos dhe kishte një vajzë 20 vjeçe.