Tashmë Kënga Magjike ka përfunduar, është shpallur fituesi i cmimit të parë, e cila është Besa Kokëdhima me këngën Tatuazh në zemër si dhe shumë cmime të tjera si: çmimi Best Vocal nga Xhesika Polo, çmimi i internetit fituar nga Ronela Hajati, Interpretimi më i mirë nga Mariza Ikonomi, çmimi Jon shkoi për Jonida Maliqin, ai diskografik fituar nga Nora istrefi, kantautori më i mirë Gjergj Leka, çmimi Best come Back i fituar nga Rovena Dilo, çmimi AMC fituar nga Rozana Radi, atë të kritikës nga Manjola Nallbani etj. Vëndin e dytë e zuri Ledina Celo dhe të tretin Endri & Stefi, të cilët njekohësisht rrëmbyen edhe cmimin balada më e mirë dhe Kënga Hit nga vëllezërit.
Kenga fituese BESA – Tatuazh në Zemër
Nga disa zëra të brendshëm, para pak fillimit te natës finale thuhej se fituesja do të ishte Ledina Celo sepse vete këngëtaret kishin rënë në kompromis dhe parashikimet ishin goxha afër, Ledina fitoi cmimin e dytë.
Cmimi i dytë LEDINA CELO – Gaboja
Cmimi i trete ENDRI & STEFI FT CRAZY BAND – Jepe
Dukej haptazi që këngëtarët votonin këngëtarin dhe jo këngën. Në momentet e dhënies së pikëve shiheshin shumë qartë reagimet e tyre nga mimika e fytyrës. Ky fakt e ka mërzitur publikun, i cili ishte shumë i fjetur këtë vit edhe në sallë. Si duket producenti Ardit Gjebrea duhet të ndryshojë format para se të humbasë publikun e tij. Aq më tepër që këtë vit ai nuk ju përmbajt rregullores, në rastin konkret atë të Nora Istrefit, e cila ishte përjashtuar nga Kenga Magjike për 10 vjet. Ajo çfarë ishte për tu përgëzuar ishte skenografia që u pëlqye nga të gjithë si dhe prezantimi nga aktorët e humorit, megjithëse edhe ata duhet të vepronin sipas skenarit të Dalina Buzit. Ata kanë improvizuar thjesht 2% të edicionit.
Kështu u mbyll edhe Edicioni I 15-të i Këngës Magjike. Duke i uruar suksese fitueses së këtij viti, urojmë dhe shpresojmë që edicioni i ardhshëm të jetë një edicion me më shumë emocion dhe më pak komromise e hatërmbetje.
Përgatiti për IMA / I. Loshi