Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në Kamëz, pak metra nga godina e Bashkisë. Një person ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër si dhe drejt njerëzve.
Dyshohet se ka persona të lënduar. Mësohet se autori i të shtëna është person me probleme mendore.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërkohë që autori është ende i lirë. Mësohet se ai është ngujuar na banesën e tij i armatosur, ndërsa nuk pranon të dorëzohet.