Zhaklin Lekatari
Ndonëse jam një individ që merr shumë pyetje dhe mesazhe lidhur me seksualitetin dhe pabesinë, kjo është një nga ato (pyetjet) të cilat nuk kanë një përgjigjë të lehtë. Imagjino skenarin e një nate: “mbasi ke vendosur kalamajtë dhe partnerin në gjumë, merr ca kohë për vete dhe shkon te vendi yt ose në këndin ku ndodhet laptopi, për të gjetur diҫka stimuluese që të të ndihmojë në masturbim. Por, për një ҫast kapesh si “daci në kos” nga partnerja. Ajo mërzitet dhe largohet duke menduar që sheh vajza më të reja se ajo, më të bukura së ajo, më sexy dhe të dobëta se ajo etj, etj Tashmë ajo të akuzon për tradhti. Ajo mendon që filmat porno janë si ҫdo tradhti tjetër. Padyshim që je i befasuar. Sapo ja kishe nisur.
Pra, ku qëndron problemi këtu ? Po bën ndonjë gabim ? Apo ajo është një xheloze histerike ?
Mbas disa bisedave të bëra me shoqe mendoj që një pjesë e mirë e vajzave mërziten me partnerët e tyre sepse mendojnë që ajo që shohin në një film porno është ajo që duan vërtet. Ose që vajzat që të eksitojnë online janë dhe vajzat që do të doje në jetë. Në këtë rast dallimi midis fantazise dhe realitetit ka humbur. Shumë prej nesh nuk bëjnë dot dallimin midis të dyjave. Shumë prej nesh kanë pasiguri ndaj trupit- kurrë perfekt- duke besuar që partnerët tanë tërhiqën nga ajo që ne nuk kemi. Fatmirësisht në shumë raste, ky mendim është larg të vërtetës. Shikimi i filmave porno nuk ka lidhje me ndjenjë apo pëlqimin që kemi kundrejt partnerëve. Ata na pëlqejne fizikisht dhe personalisht me të gjitha imperfeksionet tona. Pastaj nga ana tjetër tërheqja dhe eksitimi janë shumë më komplekse se sa një imazh në pc.
Nëse në skenarin e njejtë partnërja mërzitet sepse ka muaj pa patur marrëdhënie me të shoqin, sepse ai ka muaj pa a prekur duke preferuar mastrubimin. Këtu ka vend për të gjetur një lidhje midis filmave porno dhe tradhtisë. Ajo ndihet seksualisht e tradhtuar nga partneri. Ndoshta dhe ka të drejtë biles.
Jo pa qëllim përshkrova situatën e njëjtë, në konteskte të ndryshme. Për sa kohë partneri juaj sheh filma porno, vetëm, bashkë me ju, shpesh apo pak, për sa kohë kjo nuk fshihet dhe nuk sjell probleme në ҫiftin tuaj, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por, nësë partneri juaj sheh porno fshehurazi, ose e mohon atë, ose izolohet duke u masturbuar , atëherë ka shumë vend për shqetësim. Nëse ikim shumë shpesh në botën e fantazisë atëherë do të leme vetëm partnerin që kemi. Mos harroni bonsensin, ai është arbitri më i mirë . LOVE