81% e gjermanve nga mosha 14 deri 34 vjeç përdorin shërbimet e video-on-demand (VOD).
Shërbimi më i përdorur VOD është Netflix me një share prej 39% të tregut, i ndjekur nga Amazon Prime Instant Video (36%), sipas një analize anketimi të kryer nga kompania Appinio among tek 5,488 gjerman të moshës 14 deri 34 vjeç. Ndërsa ndjekin listën iTunes (23%), Sky Online (21%), maxdome (17%), Watchever (6%) dhe Videoload (3%) shikues.
Preferenca për dy shërbimet më të popullarizuara VOD ndryshon në lidhje me moshën: Në grup moshën 20-24, pothuajse një në dy persona (48%) kanë zgjedhur Netflix, ndërsa më pak se një e treta (30%) e njerëzve mbi 30 vjeç janë përdorues të rregullt të platformës. E kundërta është rasti me Amazon Prime Instant Video: 30% e njerëzve të moshës nga 14 deri 19 vjeç janë përdorues të shërbimit, me një rritje prej 39% në grup moshën 30-34 vjeç.
Numri më i madh i përdoruesëve të shërbimeve VOD shikojnë përmbajtjet nga një TV inteligjent (57%). Gati një në dy (49%) përdor një smartphone, i ndjekur nga desktop-PC (39%) dhe tablet (32%).
Arsyeja më e rëndësishme që çon në nënshkrimin e një shërbimi VOD është prurja e filmave dhe serialeve premierë, e ndjekur nga një bibliotekë të gjerë filmash dhe serialesh televiziv. rekomandimet personale film dhe përmbajtje në gjuhën origjinale janë më pak të rëndësishme, renditet e 4 dhe 5.