Mbremjen e djeshme ne ambientet e studiove te Cologno Monzese, u be prezantimi i ofertes programore qe do te ofrojne kanalet e Mediaset per sezonin e ri 2015/2016. Keshtu nuk kane munguar propozimet e reja por edhe rikthimi i disa programeve. Ne vazhdim ju ftojme te njoheni me te rejat sipas kanalit perkates.
Canale 5
Celentano. Canale 5 ka arritur marveshjen per te sjelle ne ekran nje “bum” audience si Adriano Celentano i cili nuk do te realizoje nje event te vetem, por do te rrefej ne disa puntata nga nje histori te veçante. Ende nuk eshte bere e ditur data e fillimit te transmetimit.
Konfirmohet lajmi i shume perfolur per venien ne ekran ne sezonin e ri te edicionit te pare VIP te Grande Fratello, i cili parashikohet te vije per publikun ne muajin janar ne 4 puntata. Versioni celebrity i Big Brother italian do te paraprihet nga versioni tradicional qe nis gjate muajve shtator – tetor, nen drejtimin e Alessia Marcuzzi. Gjithashtu, eshte konfirmuar per ne pranvere edicioni i dyte i reality Isola dei Famosi nen produksionin e Mediaset.
Do te jete me padyshim nje rikthim i mirepritur i programit Ciao Darwin ne Canale 5 pas puntates se fundit te transmetuar ne 21 maj 2010. Po keshtu do te rikthehet ne ekranin e Canale 5 formati i candid camera vip Scherzi a Parte. Nje tjeter format qe eshte konfirmuar nga Mediaset eshte edhe Masters of Magic nen drejtimin e Gerry Scotti.
Nje tjeter format i ri eshte edhe “I speciali di Maria De Filippi” me Renato Zero. Edhe pse eshte lene te kuptohet qe kengetari nuk do te jete i vetmi nder te ftuarit e Zonjes se ekranit De Filippi.
Po nen drejtimin e Maria De Filippi dhe Endemol eshte baby talent “Piccoli Giganti“.
Nje tjeter risi eshte edhe programi i nderrimit te viteve Capodanno di Canale 5 qe per te dytin vit radhazi do te vije ne transmetim direkt dhe nen drejtimin e kengetarit Gigi D’Alessio.
Italia 1
Kanali dedikuar target moshave me te reja Italia 1 ka rezervuar ne sezonin e ri programe qe priteshin prej kohesh. Centoventi, programi me Nadia Toffa, do te arrij me ne fund ne ekran ne vjeshten e 2015-es me emrin Open Space. Behet fjale per nje talk i nje gjenerate te re me ne fokus aktualitetin te sjelle ne nje menyre inovative. Nje tjeter format eshte The Secret Millionaire, show ne te cilin nje milioner anonim, iprovon te bej jeten e nje vullnetari..
Nje tjeter titull i ditur eshte “Fedez“, nje instant movie mbi personazhin e kengetarit rep te momentit.
Per sa i takon sportit, do te jete Italia 1 qe do te transmetoje nje ndeshje te Champions League.
Nje element per t’u vene ne dukje eshte edhe ndryshimi i prezantueseve te Colorado qe rikthen ne ekranin e Mediaset dyshen komike Luca e Paolo ne vend te Paolo Ruffini dhe Diana Del Bufalo, si dhe rikonfirmimin e Shark Tank per 2016-en.