Nuk kanë bërë ende martesë me celebrim, por jetojnë në një çati dhe presin të bëhen prindër së shpejti. Moderatori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Salsano Rrapi, dhe aktorja Erjona Kakeli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre.
Siç shkruan “Panorama”, çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie, nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët këtë lajm nga jeta private, duke preferuar të mbetet i fshehtë, përderisa Erjona këto kohë po përgatitet për një shfaqje të re në teatër, dhe është e detyruar të shkojë përditë në prova, kështu që s’mund të kalojë pa rënë në sy barku i fryrë. Nuk dihet ende seksi i fëmijës, gjë që pritet të mësohet në javët në vazhdim.
Sa i takon marrëdhënies së çiftit, Salsano dhe Erjona tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private. Ngacmimeve të gazetarëve se si po shkon jeta e tyre, Erjona u është përgjigjur se po jetojnë në një çati, ndërsa vetë Salsano ka pohuar në një intervistë për “Panoramën” se nuk ka ndonjë plan të organizojnë ceremoni martese në jetë, pasi në skenë i ka ndodhur ta provojë një herë atë ndjesi në një shfaqe teatrale.
Bashkë në skenë, dy aktorët janë takuar 6 vite më parë në teatrin “Skampa”, kur luajtën komedinë tragjike “Kolonel Zogu”, ndërsa në kinema në filmin “Femrat”.
Marre nga BalkanWeb