Formati investigativ Të Paekspozuarit rikthehet në transmetim në një tjetër ekran, këtë herë në televizionin e ri MCN TV.
Një format televiziv me fokus gazetarinë investigative dhe temat e aktualitetit politik.
“Të paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi do të sjellë dy herë në javë investigime, intervista ekskluzive, analiza dhe komente nga gazetarët dhe opinionistët më të njohur në vend.
Që prej vitit 2015, “Të paekspozuarit” ka hedhur dritë mbi disa prej aferave korruptive më tronditëse, duke i shërbyer interesit të gjerë publik.
Kujtojmë që emisioni ka udhëtuar në disa televzione, fillimisht në Ora News dhe deri ë Top Channel.
Takimi me “Të paekspozuarit” do të jetë çdo të hënë dhe të enjte, në orën 20:45, në ekranin e MCN TV.