“Big Brother VIP Kosova” pati finalen e madhe të premten e shkuar, teksa fitues u shpall reperi Stresi, ndërsa ditët pas spektaklit janë shoqëruar me jo pak debate, reagime e tensione, të cilat u pasqyruan të gjitha edhe në programin “Post Big Brother” të moderuar nga Elita Rudi.
Kështu, në spektaklin që përmblodhi gjithcka që u pa në këtë rrugëtim, ishin të ftuar një pjesë e banorëve, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa mes ish-banorëve pati edhe debate të forta, cka u reflektua edhe në syrin e publikut.
Sot ka qenë Rudi që ka bërë një reagimi për atë që ndodhi në këtë spektakël, duke thënë se ajo vetë e bëri punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse në studio kishte shumë ofendime, kërcënime dhe që vihej në pikëpyetje funksioni i gjithë produksionit.
“Përshëndetje, ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la “Post Big Brother”. Unë jam shumë rehat me mënyrën sesi e ka superuar programin, dinamikat dhe gjithë të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tension. Ndoshta kam reaguar edhe ashpër, por jo me cinizëm, ndoshta e kam ngritur zërin, por jo pa arsye, ndoshta kam kundërshtuar, por jo pa argument, kam ngel edhe pa fjalë, ama veç nga paedukata dhe sjellja e devijuar. Si do ta menaxhoja ndryshe një studio me shumë frustrim, tensione, ofendime, kërcënime, ku vihej në pikëpyetje funksioni i një produksioni të tërë? Ta dini, ky format është sfidues. Shihemi shpejtë në projekte që sjellin më tepër pozitivitet, frymë dhe energji të mirë.”- shkruan Elita në Instagram-in e saj.