Kushtet e ndërmarra në shumë vende si pasojë e pandemisë po pengojnë shumëçka. Ndër evente të ndryshme, edhe dasmat nuk kanë mundësi të realizohen si duhet. Por, kur e do diçka vërtetë shumë, gjen të gjitha mënyrat për t’ia arritur qëllimit.
Këtë ka bërë edhe aktorja e famshme turke, Didem Balçim, e cila ka realizuar ndoshta dasmën më të veçantë. Ajo dhe bashkëshorti kurorëzuan dashurinë në martesë, ndërsa të ftuarit…i ndiqnin online!
Të pranishëm në celebrim ishin vetëm prindërit e çiftit dhe dy dëshmitarët. Veshur me të bardha, Didem dhe Can Aydin i thanë “Po” njëri-tjetrit, ndërsa të ftuarit i kanë ndjekur nga shtëpitë e tyre përmes rrjetit.
Aktorja shprehet se ky ishte vendimi më i mirë që kishin marrë. “As pandemia nuk e pengon dashurinë tonë”, ka thënë ajo. Duke iu përmbajtur çdo rregulli, Didem organizoi dasmën që nuk mund të harrohet!