Ritvana ishte vajza e parë që u bë pjesë e “Për’puthen” këtë sezon. Megjithatë shpesh ajo është shkëputur për pak kohë nga programi, për arsye të ndryshme. Së fundmi, ajo mungoi edhe në “Prime” para një jave, ku kishte refuzuar të përballej me Mikelën dhe Erionin, për të cilin të dyja kishin shprehur pëlqim.
Përballja mes tyre ndodhi sot, dhe për herë të parë në program, ishte një përballje treshe.
Fillimisht vajzat u sqaruan me njëra-tjetrën, dhe thanë se mes tyre kishin folur e s’donin të përsërisnin veten.
Nga ana tjetër, Ritvana sqaroi Erionin se nuk ekziston asnjë trekëndësh. “Se mburreni ju, i bini gjoksit, për trekëndësha”, tha ajo, duke përsëritur se pëlqimi për të ishte zbehur.
Mirëpo ajo edhe “kërcënoi” Erionin, lidhur me fakte e prova që mund t’i prishnin punë por nuk pranoi t’i çonte deri në fund.
Në fund, ajo tha që e kishte marrë vendimin e saj, dhe se donte të largohej nga programi përfundimisht, për arsye shëndetësore, që i ka përmendur edhe më parë.