Takimi i zhvilluar mes Mikelës dhe Argjendit javën e kaluar nxiti debate të shumta në rrjet për shkak të afrimitetit të madh mes tyre që u konsiderua i tepruar për një takim të parë. Një përshtypje aspak të mirë i paska lënë ky takim Brunos, i cili i shfaqi rezervat e tij sot. Ai tha se ajo është zhgërryer me Argjendin, duke shtuar se nuk mund ta prekte më pas takimit me Argjendin sepse ai e kishte prekur kudo.
Kjo ka sjellë nervozimin e Mikelës, e cila i është kthyer me tone të ashpëra. Ajo tha se asnjëra prej vajzave aty nuk është e virgjër dhe se deklarata e tij nuk bën sens.
Bruno: U zhgërryeve, shtrir atje, unë një të shtyrë edhe e bëri tragjedi.
Mikela: U zhgërryeva unë?
Bruno: Unë s’kam ku ta prek atë se e ka prek Argjendi.
Mikela: Ku më ka prek?
Bruno: Tek këmba.
Mikela: Pse atë tjetrën ku do e marrësh të virgjër? Asnjëra nga ne nuk është e virgjër. Si gjel kaposh.
Bruno: Unë në takim të parë të bëja ato skena.
Mikela: Ça ishte kjo zhgërryesh? Bëra seks unë aty? Ça i ke këto m.
Bruno: A të puthi?
Mikela: Jo jam shtyrë nuk më ka puth.
Bruno: Le nam të përmendësh seksualizma edhe virgjëri.
Mikela: Mos më përmend më.
Ndërkohë ka ndërhyrë dhe opinionisti Arjan Konomi duke ironizuar Brunon.
Arjani: Argjendi e preku Mikelën te dora, e kuptuam që nuk do e prekësh më aty se e ka prekur tjetri. Po tjetër ku e preku?
Bruno: E puthi te gjoksi
Arjani: Okej as aty nuk do e prekësh, po tjetër?
Bruno: E preku dhe këtej (nga këmbët)
View this post on Instagram