Moderatori Roza Lati ka treguar detaje lidhur me personat, me të cilët ka pasur marrëdhënie intime. Në emisionin “Roped with Olsi”, ajo është pyetur nëse është ngacmuar ndonjëherë nga ndonjë politikan shqiptar. Ajo ka treguar një episod, duke shtuar se vajzat e ekranit dhe ato që ajo i cilëson si “pjeshkat e Instagramit” janë kthyer në eskortat e tyre. E gjitha sipas saj; vetëm për një iPhone!
PJESË NGA EMISIONI:
Olsi Bylyku: A të ka ngacmuar ndonjëherë ndonjë politikan?
Roza Lati: Asnjëherë! Ka qenë një shoku im i ulur në tavolinë me deputetë dhe me njerëz me poste politike. Dhe ishin duke folur për eskorta dhe goca ekrani. Ishin futur në Instagram dhe po i shihnin. Ky shoku im më tha, Roz në tavolinë thashë emrin tënd. Edhe të injoruan komplet, ndërsa njëri tha: Ne s’dimë gjë për këtë por shumë p*********me është. Unë e kam prezantuar veten sesi jam. Kanë eskorta gocat e Instagramit. Kam dëgjuar që shkojnë edhe për një iPhone edhe janë super goca.