Mesa duket debatet nuk kanë fund në natën e dytë të audicione në Dance Reality Show “T’ka mami yll”.
Këtë herë ka qenë anëtarja e jurisë, Erjona Rusi, e cila ka kërcënuar kolegen e saj, Riselda Sejdia, pasi kjo e fundit i ndërpreu fjalën.
Madje Erjona ka shkuar deri aty sa që i ka thënë se të ishte në emisionin e saj do ta kishte masakruar.
Një pjesë nga dialogu mes jurisë:
Erjona: Jam dakort me ty përsa i përket Megit, që ka një buzëqeshje fantastike. Edhe për mua përdore sa më shumë të jetë e mundur. Ka ca momente që të përfshin kërcimi dhe forca e kërcimit ti e humbet atë buzëqeshjen. Për mua mos e humb në asnjë moment se të shkëlqen gjithë fytyra.
Riselda: E ka shumë të bukur.
Erjona: Jo, mo nuk të lë të mbarosh. Po të ishe në emisionin tim do të kisha masakruar, çfarë t’i bëj që jam e ftuar te Albi.