Një 72-vjeçari i cili ishte i infektuar me COVID-19 dhe po kurohej në shtëpi, i ka plasur bombola e oksigjenit në shtëpi.
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, bombula ka plasur ditën e djeshme (15 Nëntor 2020) në orën 21.05 në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.
Shtetasi është shoqëruar me ambulancë, ku po merr mjekim të specializuar ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar të tjerë familjarë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
InfoMedia Albania