Diva e muzikës pop Rihanna është rikthyer ne muzikë pas një shkëputjeje 7-vjeçare. Rihanna publikoi këngën e saj të re “Lift Me Up” në mesnatën e së premtes (28 tetor) sipas orës lokale në Amerikë, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u lansua në vitin 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.
Kënga e re e Rihanna-s vjen përpara koncertit të saj në Super Bowl LVII. Ajo do të këndojë në pjesën e parë të ndeshjës së madhe, e cila do të mbahet më 12 shkurt 2023, në Glendale, Arizona, në State Farm Stadium.