Sezoni i ri në Top Channel përveç programeve të njohura tashmë për publikun do të sjellë edhe risi në programacion. Mes programeve që janë anulluar dhe atyre që kanë arritur të rinovojnë takimin me edicionet e reja do të kemi edhe dy premiera. Pasi kemi zbuluar “Dua të të bëj të lumtur”, programin e ri të Arbana Osmanit, një tjetër patentë e huaj do të zbresë në ekranin Top.
Bëhet fjalë për një format game show me titull ‘Të gjithë për një!’. Këto ditë ka filluar edhe transmetimi i spotit tv që fton të interesuarit të aplikojnë për të qenë pjesë e lojës ku do të sfidohen njohuritë e përgjithshme nga fusha të ndryshme me qëllim fitimin e çmimit të parë, i cili, mesa kuptohet nga titulli do të ketë një protagonistë por që të gjithë do të kontribuojnë për fitoren e tij.
Nuk ka informacion se cili është formati origjinal nga Top Channel do të sjellë versioonin shqiptar, edhe pse sipas asaj që mund të “nuhasim” nga titulli mund të jetë formati ‘Still Standing’ nga Armoza Formats, i realizuar edhe në Itali me titull ‘Caduta Libera’ nen prezantimin e Gery Scotti.