Duket se agravimi i banorëve kundër Luiz Ejllit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania ka arritur limitet. Pas deklaratës së tmerrshme të bërë nga Amos Zaharia, një tjetër episod i shëmtuar po bën xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për momentin kur të gjithë banorët janë të ulur në oborr dhe përballë tyre qëndron i vetëm Luizi. Për disa orë rrjesht ata kanë ofenduar, tallur dhe bullizuar Luizin, duke u pasuar nga njëri-tjetri. Madje të gjithë këtë situatë ata e kanë shoqëruar edhe me të qeshura, me në krye Ronaldo Sharkën dhe Efin. Teksa qëndron i ulur, Luizi zgjdh që të gjithë situatën ta kalojë thjesht me të qeshura.
Në lidhje me këtë gjë kanë reaguar personazhet e njohur shqiptarë, të cilët e kanë cilësuar të turpshme këtë sjellje të banorëve. Në reagimet e tyre ata e vendosin theksin te bullizmi i hapur dhe i padrejtë që po i bëhet një personi.
Më poshtë gjeni disa nga reagimet e tyre.