Fjorela është shfaqur disi e tërhequr në puntatat e fundit të ‘Për’Puthen’.
Kjo gjë është evidentuar nga publiku, i cili e ka shprehur gjerësisht në rrjete sociale, madje një gjë të tillë kanë kuptuar dhe konkurrentët.
Ana tha se Fjoela ka qenë shumë më ndryshe në studio por edhe në prapaskenë kur ata mblidhen të gjithë bashkë. Fjorela e shpjegoi këtë “ndrydhje” si konfuzitet, duke shtuar se ende nuk është e qartë se çfarë dëshiron të bëjë.
Ajo tha se ka nevojë të qëndrojë pushim me takimet, për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë me veten, duke mos lënduar më tej djemtë. Bora Zemani e respektoi këtë vendim të Fjorelës, por përkohësisht, pasi ajo deri të premten duhet të ketë menduar emrin e djalit që do të dalë në takim.
“Nuk e di, as vetë nuk di se si ta shpjegoj këtë konfuzitet. Kam nevojë të qëndroj pak e qetë, për të parë se çfarë dua të bëj, e kush është më mirë për mua. Në këtë mënyrë nuk do të lëndoj as djemtë”, tha Fjorela.