Arbana Osmani ka është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndanë shpesh detaje nga jeta e saj familjare e po ashtu edhe profesionale, por sidomos pjesa më e madhe e postimeve lidhet me ushqimin.
Së fundmi në Instastory, ajo ka treguar se sot ka shtruar një drekë për familjarët. Pjata kryesore duket se është bërë nga vjehrra e saj, të cilën Arbana nuk nguron ta falënderojë dhe ta quaj publikisht “si më e mira”.
“Tava e Krapit nga gjyshja e Diellit, është më e mira në botë” shkruan Arbana. Sigurisht që Eduartit do i bëhet shumë qejfi kur të dëgjojë këto fjalë.
Rreth dy vite më parë Arbana u bë kryefjalë e mediave rozë pasi u zbulua lidhja e saj me regjisorin Eduart Grishaj. Gjë kjo që doli në pah vetëm pak kohë pasi u zbulua divorci i saj me bashkëshortin Ardit Kero, një emër jo i njohur për publikun.
Arbana ka një djalë, Diellin, me Eduartin dhe tani është në pritje të fëmijës së dytë, që thueht se është gocë. Ndërsa më ish-bashkëshortin ka një djalë, Jonin.
Pasi mbylli me sukses Big Brother Vip, Arbana po shijon pushimet tani që është në pritje të ëmbël dhe do rikthehet sërish në ekran në fund të këtij viti me BBV2.