“Teknologjia për përfitimet/ abuzimet” ishte tema mbi të cilën u diskutua sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Këtë herë, ishte ftuar sipërmarrësi i njohur Armand Peza
Në lidhje me temën Armandi u shpreh se abuzime kanë ndodhur, si në këtë epokë të internetit, por edhe kur përfshirja e saj nuk ka qenë kaq e madhe. Gjatë fjalës së tij ai zbuloi një episod mjaft interesant, ku një person kishte aluduar mbi të.
“Ky kot bën si i devotshëm, sepse të gjitha bizneset që ka, i ka nga motra e vet që është prostitutë në Holandë, ndërkohë që unë nuk kam motër fare”, tha Armandi. Kjo histori u shoqërua me mjaft të qeshura në studio.