Moderatorja e njohur Gerta Heta ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, në të cilin u shfaq për herë të parë edhe me dy vajzat e saj në ekran. Gerta tregoi se si kaloi periudha e karantinimit me familjen e saj dhe marrëdhënien që ka me vajzat, Lunën dhe Matean.
“Orarin e tërbimit e kanë me babin. Domethënë bëjnë nga këto lojërat fizike, të cilat mami nuk i ndjek dot. Mami merret me të tjera punë, i ushqen dhe kujdeset për gjërat e tjera. i disiplinon, kurse babi bën këto lojërat me adrenalinë. Plus me Lunën merret edhe me matematikën, unë nuk e kam qejf hiç matematikën. Ne i kemi ndarë punët, unë merrem me gjuhën, ai merret me matematikën…”, tregoi Heta.
Gjatë bisedës për familjen, moderatorja dhe këngëtarja e njohur, u surprizua në mënyrën më të veçantë nga bashkëshorti i saj. Ai kishte sjellë në studio tre buqeta me lule për të dhe dy vajzat shoqëruar një me një pusullë që Gertën e përloti.
“Faleminderit Zot që në këto dy muaj izolim ishte ti si bashkëshortja ime. Në këtë periudhë kam kuptuar se sa e lehtë është jetesa me ty. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë qetësi derisa të plakemi. Të dashuroj! Ti dhe vajzat tona jeni gjithçka për mua në jetë. Kur nuk jam afër jush zemrat e babit, më mungon shumë zhurma juaj që bëni 24 orë në ditë. Ju ka Tata shumë xhan të dyjave, Volim Bas” – ua ka shkruar kroatisht, që do të thotë ‘ju dua’. Lulet i keni nga Tata. Faleminderit shumë Tata.”, tha Gerta me sytë e mbushur me lot.