E përditshmja britanike i ka kushtuar një artikull prezencës në protestë të reperit me famë botërore, Tyga. Megjithatë ata kanë ngatërruar vajzën që e shoqëronte Tyga-n me këngëtaren shqiptare, Tayna.
“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish të dashurës së tij, Kylie Jenner”, shkruhet në artikull. Në lajm përshkruhet edhe veshja e reperit, teksa artikulli shoqërohet me fotot e Taynës nga Instagrami i saj zyrtar.
https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8382981/Tyga-rocks-black-look-alongside-mystery-Kylie-Jenner-lookalike-George-Floyd-protest.html