Këngëtaret shqiptare, sidomos ato të skenës së muzikës moderne, janë bërë të njohura për postimet e tyre të kuruara deri në detaj në Instagram, ku perfeksioni duket të jetë një standard i padiskutueshëm. Sidoqoftë, ky përkushtim ndaj imazhit perfekt ka sjellë edhe disa zhgënjime për fansat kur takojnë idhujt e tyre në jetën reale.
Së fundmi, reperja e njohur nga Kosova, Tayna, ka rënë “pre e demaskimit” në rrjetet sociale, kur një foto e shkrepur gjatë një koncerti tregoi një diferencë të dukshme midis pamjes së saj në skenë dhe asaj që publikon në Instagram. Ndryshe nga imazhet e saj të kuruara me përpikëri, në foton e shkrepur rastësisht, Tayna shfaqet me një pamje larg nga perfeksioni që jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale.
Kjo diferencë ka ngritur diskutime mes fansave, duke theksuar se, pavarësisht teknologjisë së avancuar të editimit dhe filtrave, realiteti është shpesh shumë më ndryshe nga imazhi virtual. Ndërkohë, edhe pozicioni dhe cilësia e fotos mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këto diferenca, duke treguar se perfeksioni në Instagram është, në fund të fundit, një iluzion i krijuar me kujdes.