Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka arritur një tjetër sukses të madh me hitin e saj “Si ai,” i cili ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të dëgjuesve ndërkombëtarë. Publiku ka reaguar entuziast për këtë këngë, e cila ka arritur të bëhet një hit global.
Në një ripostim të fundit, Tayna ka ndarë me krenari se “Si ai” është ngjitur në pozitën e gjashtë në nivel global në platformën Shazam, një arritje e jashtëzakonshme që nënvizon ndikimin e saj në skenën muzikore ndërkombëtare.
Kënga “Si ai” ka fituar edhe më shumë popullaritet falë një versioni Remix nga Marshmello, artisti me famë botërore, i cili ka kontribuar në suksesin e mëtejshëm të projektit. Remix-i ka qenë i pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka grumbulluar miliona klikime në “YouTube” dhe platformat e tjera muzikore.
Ky sukses i vazhdueshëm është një tjetër dëshmi e talentit dhe përkushtimit të Taynës në muzikë, duke treguar se ajo vazhdon të ndikojë dhe të tërheqë audiencë të gjerë në të gjithë botën.