Pak më shumë se një javë nga publikimi, “Folklore” i Taylor Swift vazhdon ngjitjen e pandalshme: ka fituar titullin e debutimit më të mirë të një artisti nga publikimi i “Lover”, albumi i saj i mëparshëm që e ka vendosur këtë rekord në 2019-ën.
Në javën e parë, albumi ka shitur më shumë se 2 milionë kopje dhe ka arritur më shumë se gjysmë miliardi klikime. Është albumi i shtatë i këngëtares që arrin vendin e parë në renditjen Billboard 200 chart dhe Biggest Week of 2020.
https://youtu.be/wWb5oaDou8k
Gjithashtu, ka thyer rekordin e albumit më të dëgjuar nga një këngëtare në 24 orë në Spotify, me 80.6 milionë klikime, si te Apple, ashtu edhe te Apple Music, me 35.47 milionë klikime.
Të premten e 24 korrikut, dita e daljes së “Folklore”, që ka debutuar n ë vendin e parë në mbi 80 vende në iTunes, profili i saj në Spotify ka regjistruar 97,87 milioni klikime, duke e bërë yllin e popit më të dëgjuar në të gjithë 2020-ën në një ditë të vetme.
“Pothuajse të gjithë projektet që kisha në program për këtë verë nuk do të mund të realizohen, por ka diçka që nuk kisha planifikuar dhe që kam arritur ta çoj në fund”.
“Bëhet fjalë për albumin tim të tetë në studio. Brenda kam derdhur të gjitha tekat e mia, ëndrrat, frikët e mia dhe refleksionet. Instinkti im më thotë se nëse bën diçka që e do, duhet thjesht t’ia tregosh botës. Ky është aspekti i pasigurisë që më pëlqen më shumë”, ka thënë këngëtarja.
Taylor Swift, fituese e 10 Grammy Awards, është mes artisteve me ndikimin më të madh në panoramën muzikore bashkëkohore dhe është kurorëzuar si “Artist of the Year” dhe “Artistja e dhjetëvjeçarit” në American Music Awards 2019.