Taylor Swift kritikoi sitcom-in e Netflix, “Ginny & Georgia”, për një shaka “jashtëzakonisht seksiste” mbi historikun e saj të lidhjeve.
Gjatë një skene, personazhet nënë e bijë debatojnë me njëra-tjetrën dhe Ginny i thotë të ëmës: “Ti i ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift”.
Fansat e Taylor u përgjigjën me zemërim dhe shpërndanë hashtagun #RESPECTTAYLORSWIFT – Respektoni Taylor Swift.
“Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur.” – shkroi Taylor në Twitter.
Ylli i muzikës gjithashtu kritikoi Netflix për faktin që lejoi transmetimin e skenës, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre për publikimin e dokumentarit “Miss Americana” në vitin 2010.
“Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.” – tha ajo.
As Netflix dhe as kasti i “Ginny & Georgia” nuk kanë reaguar.
Në vitin 2010, Taylor Swift ishte në qendër të mbulimeve të tabloidëve përsa i përket marrëdhënieve të saj të dashurisë. Këngët e saj përfliteshin gjithnjë si dedikime. Kur publikoi albumin “1989” në vitin 2014, mediat spekuluan se i dedikohej ish-të dashurit, Harry Styles. Ajo i quajti komentet si seksiste.
“Do të ketë gjithmonë njerëz që do të thonë se: ‘Oh, ajo u shkruan këngë vetëm ish-të dashurve’,” tha ajo në një emision radiofonik asokohe. “Dhe mendoj që është një këndvështrim shumë seksist. Askush nuk e thotë këtë për Ed Sheeran. Askush nuk e thotë këtë për Bruno Mars. Ata të gjithë po shkruajnë këngë për ish-at e tyre, të dashurat aktuale, jetën e tyre të dashurisë dhe askush nuk flet.”
Taylor Swift kritikon Netflix për komentin seksist mbi lidhjet e saj
Që prej vitit 2016, Taylor është në një marrëdhënie me aktorin anglez Joseph Matthew Alwyn.