Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, dënohet nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë. Sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet, ka humbur përballjen ligjore me Shijak TV, pasi ishte paditur nga Drejtori i Informacionit Basir Çollaku.
Sipas asaj që publikon vetë Çollaku, Sekretari I Përgjithshëm I PS është dënuar me 2 milionë lek, të paguaj dëm moral dhe njëherësh shpenzimet gjyqësore, duke bërë që të jetë në listën e personave të dënuar nga drejtësia.
Palët kanë bërë ankimim në Gjykatën e Apeli. Deputeti I PS për të[ zhbërë dënimin, ndërsa Çollaku për shkak se sipas tij, padia është pranuar e pjesshme.
Procesi në fjalë zgjati dy vite, nga 11 tetori 2018, kur është bërë denoncimi, deri me 12 tetor 2020, në marrjen e vendimit.
Pavarësisht kohës së gjatë, vendimi konfirmon të pavërtetat e politikanit, ndërkohë Çollaku paralajmëron se, do të vijohet edhe me investigime të tjera.
“Paditësi, gazetari Basir Çollaku, ka kërkuar përgenjështrimin e deklarimeve të Ballës, të bëra në emisionin Opinion në 27 shtator 2018, si dhe dëmshpërblim jopasuror, por moral në masën 20 mijë euro. Gjykata ka pranuar pjesërisht padinë, duke argumentuar se, në këtë pranim janë të përfshirë të gjithë pretendimet e paditësit”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Balla në një padi të bërë në prokurori, në deklarimet e tij publike është shprehur se “…këta persona unë i kam paditur, pasi sipas informacioneve që unë kam, kanë inskenuar këtë lloj historie, në këmbim të 10 mijë eurove, për të përfshirë dhe emrin e kryetarit të Grupit Parlamentar. Besoj dhe kam dyshime të qenësishme se, pjesë të deklarimeve të z.Nuhu, i ka shtypur z.Çollaku…”
Në këtë padi të bërë nga Çollaku ndaj Ballës, në vendimin e marrë nga gjykata me 12 tetor të vitit 2020, dy vite e një ditë pas kallzimit, ndër të tjera thuhet se:
“Pala e paditur, edhe pse ka deklaruar që ka informacione, në këtë gjykim nuk paraqiti të tilla mbi të cilat mund të gjykohej, mbi deklarimin e bërë prej tij…” Pala paditëse paraqiti në gjykim vendimin penal nr 3152/18.09.2019, të Gjykatës së rrethit gjyqsor Tiranë, në të cilin Prokuroria i ka bërë kërkesë gjykatës të pushojë procedimin penal për veprat penale, kallzim i rremë dhe shpërdorim detyre dhe kjo e fundit ka vendosur pushimin e çështjes për këtë procedim penal.
Më tej në vendim, në faqen nr 13 të tij, Gjykata shprehet se:
Në mungesë të provave të palës së paditur dhe ndodhur para provave të palës paditëse, që vërtetojnë se ai nuk është përfshirë në inskenim në këmbim të parave, rezulton e provuar, se informacioni, fakti i publikuar, i përçuar te publiku nëpërmjet deklarimeve të palës së paditur, në emisionin e datës 27 shtator 2018, nuk është i vërtetë. Për sa më sipër, provohet se jemi para veprimeve të paligjshme të palës së paditur, në ushtrimin e lirisë së shprehjes të materializuara në përçuarjen pranë publikut të gjerë, të informacioneve/fakteve të pavërteta, që si të tilla cënojnë të drejtat absolute të personalitetit të paditësit. Në arsyetimin e saj Gjykata çmon se, “Ndodhur përpara ekzistencës së dëmit moral, si një prezumim ligjor, faktit të paligjshëm, lidhjes shkaksore mes tij dhe dëmit moral të shkaktuar paditësit, sipas parimit të rregullsisë shkaksore, gjykata çmon se kërkimi i paditësit mbi shpërblimin e këtij dëmi, është tërësisht i mbështetur në ligj e në prova dhe si i tillë duhet të pranohet…”
Në përfundim Gjykata ka vendosur; Pranimin e kërkesëpadisë si më poshtë:
“Detyrimin e palës së paditur, Taulant Balla, të dënmshpërblejë palën paditëse Basir Çollaku, me vlerën 200 mijë lekë të reja, për dëmin jopasuror, dëm moral, shkaktuar tij, nga deklarimi i datës 27 shtator 2018, në emisionin Opinion në Tv Klan.
Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër.
Vendimi i zbatueshëm nga përmbaruesi gjyqsor. Shpenzimet gjyqsore të padisë, i ngarkohen palës së paditur në masaën e padisë së pranuar nga Gjykata. Kundër vendimit bëhet ankimim brenda 15 ditëve…”
Përballja që solli këtë proces gjyqësor, ka në themel intervistën e ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu.
Në këtë intervistë deklarohej se Taulant Balla ka qenë i pranishëm në postën e policisë në Fushë-Krujë, bashkë me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi, kur oficerit Emiljano Nuhu, në zyrën e tij i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit, Rrahman Rrahja, që gjendej edhe vet prezent, sipas deklarimeve të agjentit të policisë, tashmë në azil politik në një shtet të Europës, përcjell Ora News.
Debati Çollaku-Balla në Opinion (Shtator 2018)
Balla: Kanë inskenuar këtë këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së
Basir Çollaku: Dua ta falënderoj deputetit që thotë ka kërkuar 10 mijë euro
Taulant Balla: Po, bashkë shihemi në gjykatë
Basir Çollaku: Me kënaqësi që nesër
Basir Çollaku: Meqë jeni te deputeti Rrahman Rraja a e keni ditur që djali i tij ka qenë në kërkim dhe i keni kërkuar ministrit ta arrestojë? Pse si kërkoni ministrit të Brendshëm kamerat që të provojnë që s’keni qene në ambientet Policisë?
Balla: Këtë punën e kamerave do ta sqarojë policia sepse skam të drejtë.
Çollaku: Prokuroria ka dy vjet që s’bën asgjë
Balla: Po rri… Të jesh i sigurt o fatkeq….
Artan Hoxha: Me gazetarin nuk ke punë
Balla: Mua më vjen keq që përdoret kjo lloj politike
Blendi Fevziu: Balla, dëgjo c thotë Shkullaku se ta kam ulur zërin
Armando Shkullaku: A e keni parë ndonjëherë Ballën kështu? Ka një orë që nuk pushon
Fevziu: Dëgjo mos mbaj fjalim. Po flet kot, po flet si Çarli Çaplini
Balla: Sot kam bërë kallëzim penal, pres që prokuroria ta hetojë
Shkullaku: Problemi është që se kam parë Ballën kaq të nervozuar, që ofendon gazetarë, të ndërpresësh fjalën pa filluar akoma
Balla: O zotëri unë s’dëgjoj fare, zoti Fevziu më ndihmo me teknikën
Fevziu: AAAA, me teknikën ka problem Klani s’kam ca të bëj.