“Atë që ta bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”, kështu u shprehën shumica e shikuesëve, veçanërisht ata që janë prindër teksa panë martesën e Danielit dhe Fotinisë të shtunën e kaluar në BB, duke menduar se ajo ishte e nxituar.
E ndërsa familja e Danielit, e pranoi martesën me Fotininë, nga mbrëmja e sotme të gjithë janë dakort me martesën e tyre.
Javën e kaluar, pamë insertin filmik të reagimit të mamasë së Fotinisë teksa u informua për martesën e saj me Danielin. Edhe pse fillimisht refuzoi dhe e kundërshtoi celebrimin e tyre, mbrëmjen e sotme ajo pranoi gjithçka.
E ftuar në shtëpinë e Vëllait të Madh, ajo takoi sonte Fotininë duke e përkrahur dhe duke pohuar se tashmë familja e saj ka ndryshuar mendim për hapin e saj të madh me Danielin. Ky i fundit, me kërkesë të vjehrrës së tij, u takua për herë të parë nga afër me të.
Tashmë jemi në pritje të ceremonisë së dasmës, dhe jemi të sigurt që ajo do të jetë brenda kësaj vere./imalbania.com/