I përballur nga konkurrenca e jashtëzakonshme me të cilën po përballet veçanërisht me Facebook dhe Snapchat, Youtube ka vendosur që të mundësojë transmetimin live për të gjithë përdoruesit e Google, edhe nga smartphone-i.
Edhe pse ishte një ndër kompanitë e para që lançoi transmetimin live në kanalet e tij, përdorimi i youtube për transmetimin direkt ra ndjeshëm veçanërisht nga krijimi i opsionit të ri në FB ku të gjithë kanë mundësi që të transmetojnë live nëpërmjet celularit të tyre.
Youtube ka njoftuar se brenda pak ditëve do të hidhet update-i i ri për të gjithë celularët Android dhe iOS, ku opsioni për live streaming do të jetë mundësia më e re për të gjithë përdoruesit.
Copyright IMALbania.com