Me enkriptimin “end-to-end”, WhatsApp u bë padyshim një nga aplikacionet më të sigurta të komunikimit.
Por gjigandi i komunikacionit nuk ndalet me kaq. Tashmë, WhatsApp ka lëshuar një opsion të ri për përdoruesit e Android që do ta bëjë aplikacionin edhe më të sigurtë.
Tashmë ata mund të përdorin, kyçjen me shenjë gishti (Fingerprint Lock), opsion që ishte i disponueshëm edhe më parë, por vetëm për përdoruesit e iPhone.
Si ta aktivizoni opsionin:
- Hap WhatsApp dhe kalo tek Cilësimet
- Shko te Llogaria, pastaj Privatësia dhe në fund të shfaqet opsioni për kyçjen me shenjë gishti.
- Aktivizoje
- Pastaj konfirmo shenjën e gishtit
- Sapo të jetë aktivizuar, do duhet që ta hapni WhatsApp-in me shenjën e gishtit./tvklan.al