Ndërsa të gjithë e donim Netflix, por edhe platformat e tjera streaming për të vetmin fakt se nuk do të kishim asnjë problem me parjen e një seriali apo filmi pa patur frikën e ndërprerjes së tij për shkak të hapsirës së reklamave, një lajm i ri ka ardhur.
Netflix është duke planifikuar të transmetojë reklama gjatë episodeve tek abonentët në disa territore.
Që në fillimet e veta Netflix nuk ka patur komercialitet gjatë parjes së materialeve që disponon, por tani mesa duket është duke ndjekur hapat e transmetuesëve të mëdhenjë si Sky, që shfaq reklama edhe për abonentët premium.
Netflix ka filluar ndërkohë testimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për të vazhduar më pas në vende të selektuara duke ofruar gjithashtu edhe opsionin “skip” që mundëson kështu “injorimin” e reklamës në rast se abonenti nuk është i interesuar për të./IMA/