Gjykata më e lartë Evropiane i dha një goditje tjetër modelit “zero-rating” të tarifimi dhe është vendimi i dytë i një gjykate që thotë se praktika në fjalë cenon aksesin e hapur në internet.
“Zero-rating” i referohet një oferte nga një operator celular që përjashton nga konsumi i të dhënave disa aplikacioneve shumë popullore. E thënë thjeshtë një operator aplikon një çmim zero për trafikun e gjeneruar nga një aplikacion i caktuar apo një kategori aplikacionesh.
Autoriteti Evropian i Rregullatorëve për Komunikimet Elektronike (BEREC) i ka ndaluar disa praktika zero-rating siç është rasti kur përdoruesi arrin limitin e paketës dhe të gjitha aplikacionet bllokohen me përjashtim të një kategori të caktuar.
Gjykata e Lartë Evropiane tha se kjo praktikë është në kundërshti me principin e internetit të hapur. Rregullorja për neutralitetin e internetit në Evropë u miratua në 2015-ën dhe hyri në fuqi në 2016-ën por kritikët thanë se rregullorja ishte e dobët.
Në një deklaratë ku mirëpriti vendimin e gjykatës, Shoqata Evropiane për Mbrojtjen e Konsumatorëve thoshte se kur kompani si Vodafone përdorin modelin zero-rating ata kufizojnë çfarë interneti mund të ofrojë. Zero-rating është kundër zgjedhjes së lirë të konsumatorëve.