Era Istrefi është fituesja e një ndër dhjetë çmimeve të European Border Breaker 2017, çmime europiane muzikore për artistët e rinj. Lajmi u bë surprizë në Top Albania Radio, ku këngëtares iu njoftua “live”.
E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani per money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyri në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 233 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony,
Më herët fitues të EBBA u lançuan edhe Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.
Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin “airplay”, shitjesh, performancat “live” në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.