Surprizat dhe projektet e Alba Cobaj nuk kanë fund! Pasi na njoftoi me anë të një postimi në facebook ditë më parë për realizimin e formatit të saj televiziv, Albën tashmë mund ta ndiqni edhe online, në website-in e saj zyrtar www.albacobaj.com. E njohur për shkrimet e saj që reflektojnë shpesh herë të metat e realitetit shqiptar, në portalet online dhe gazetat ku shkruan është mjaft e ndjekur dhe jo më kot ajo ka vendosur të jetë më pranë lexuesëve me një hapsirë të sajën në internet.
Në wesite-in e inaguruar dje do të gjeni artikuj, editoriale, intervista, foto dhe shumë nga jeta e vajzës që ka rrëmbyer zemrat e publikut me thjeshtësinë dhe cilësitë që e karakterizojnë. Ne i urojmë suksese Albës në udhëtimin e saj të ri.