Hyrja e Sabianit në “Big Brother Vip Aëbania” ka trazuar jo pak marrëdhënien e Keisit me Kristin.
Çifti është parë mjaft në siklet pas përfundimit të spektaklit, ndërsa Sabiani nuk ka ngurruar të shprehë qëndimin e tij kundër lidhjes së tyre.
“Dilema ime ma qenë që ajo është naive. Njerëzit janë gjej shesh, bëj përshesh. Unë jam më i rrahur me këto gjëra. Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo gjëja”, u shpreh këngëtari në një diskutim me Oltën dhe Qetsorin.
Nga ana tjetër, Kristi në një diskutim me vajzat, ka shprehur se do ta respektojë Sabianin.
“Çdo gjë që do thotë ai unë do ta respektoj. Nuk dua ti imponoj, edhe atë kafen ia dhashë që shiko “unë jam cool”. Po të bëja tangërllik do e kisha shumë më të thjeshtë”.
Pas kësaj, teksa darkonin, të ulur larg nga njëri-tjetto, Kristi iu drejtua Keisit duke i thënë:
“Ke shumë ti në dorë, mos e hiq përgjegjësinë nga vetja”
Pas përfundimit të darkës, teksa të gjithë banorët ishin futur brenda në shtëpi, çifti ka patur edhe një takim “fshehurazi” Sabianit në oborr.
Marrë nga News-31.com