Formati i takimeve në moderimin e Paddy McGuinness, ‘Take Me Out’ nuk do të prodhohet më pas 11 vjetësh transmetim.
Drejtuesit e kanalit anglez ITV janë shprehur se shfaqja e së shtunës në mbrëmje, e ka përmbyllur misionin e tij.
Take Me Out prej vitesh ka qenë një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe por shikueshmëria ka pësuar rënie, duke bërë që drejtuesit të mos e vazhdojnë më produksionin e tij.
Formati i njohur i takimeve do të fillojë transmetimin edhe në Shqipëri në Top Channel, ku autore dhe prezantuese do të jetë Luana Vjollca.