Luana Vjollca ka qenë dje pasdite duke xhiruar spotin e “Shiko kush luan” bashkë me stafin e një nga emisioneve më të shikuara në Top Channel.
Një tjetër projekt i madh që i është besuar moderatores Luana Vjollca është dhe ai i “Take me out Albania”, i cili do të niste këtë vit por që u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Duke qenë se stafi i saj ka udhëtuar me makinën e “Take me out” për xhirimet e spotit të “Shiko kush luan”, kaq ka mjaftuar që të gjithë të pyesin se kur fillon ky emision dhe Luana ka dhënë disa detaje për të cilat nuk kishte folur më parë. Ajo ka pyetur Rezart Veleshnjën gjatë videos, i cili është shprehur se “Take me out” fillon sezonin e ardhshëm dhe të gjithë vajzat e djemtë që duan të bëhen çift duhet të përgatiten për një super show.
“Take me out” është një patentë ndërkombëtare.