Nuk ka shumë rëndësi nëse e konsideroni veten një kopje të Gordon Ramsay, apo thjesht një diletant fatkeq që nuk di të skuqë qoftë një kokërr vezë: në kuzhinë të gjithë bëjmë gabime, sidomos kur hedhim kripën. Dhe nëse në pjatën që po gatuani, fusin duart dhe hundët edhe të tjerë, nuk është aspak çudi që rezultati të mos jetë ai që prisni. Na ka ndodhur të gjithëve që ta kemi tepruar me kripën, mirëpo hedhja në kosh nuk është zgjedhja e duhur, sidomos nëse nuk ke asgjë tjetër për të ngrën. Living do t’ju njohë me disa truke që ndoshta nuk i kishit menduar më parë, por që do t’ua lehtësojnë jetën në kuzhinë: 1.Shto ujë? Kjo është alternativa e parë për shumë amvisa, mirëpo duke shtuar ujë jo gjithmonë arrini t’i hiqni hidhësinë gjellës. Living ju këshillon që të përgatisni një përzierje ujë dhe qumësht, gjithmonë në raporte të barabarta, dhe ta shtoni në tenxhere ose tavë. Kripa nuk do të ndihet fare. 2.E enjtja është fiks për të ngrënë një pjatë makarona, ok llupësit mund t’i hanë edhe ditëve të tjera, mirëpo nëse e keni tepruar me kripën mos u shqetësoni. Shtoni në tenxhere një patate dhe lëreni të ziejë bashkë me makaronat. Ju bëftë mirë dhe mos harroni salcën në zj arr! 3.Sheqer? Kjo nuk është aspak ide e mirë, për të mos thënë që është më e keqja që mund t’ju shkojë në mend. Në vend të saj ju këshillojmë që të shtoni lëng molle ose lëng limoni. Kripa as që do të ndihet fare. 4.Uthulla e mollës është po ashtu një ide e mirë, sidomos nëse keni gatuar mish. Mjafton të shtoni dy ose tre lugë gjelle dhe shija e tij do të ndryshojë plotësisht, do u jemi shume mirenjohes qe te na ndihmoni ne mirembajtjen e faqes vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte by IMA Redaksia Nën 6, 2020 0 Nuk ka shumë rëndësi nëse e konsideroni veten një kopje të Gordon Ramsay, apo thjesht një diletant fatkeq që nuk ...