Mbërrijnë në rrjetë katër teaser të rinj të Taboo, seriali i ri i shumëpritur i FX që ka për protagonistë Tom Hardy dhe babain e tij Chips Hardy, në transmetim nga e enjtja e 10 janarit në kanalin amerikan kabllor FX.
Në këtë serial Hardy interpreton James Keziah Delaney i cili, në 1814, rikthehet në Londër pasi kishte jetuar 10 vite në Afrikë dhe zbulon se babai i tij i ka lenë një trashëgimi të mistershme. I udhëhequr nga dëshira për të luftuar ata që i kishin kryer padrejtësi ndaj tij, Delaney i duhet të përballet me East India Company dhe konfliktin midis Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Në videon në vazhdim të publikuar në YouTube gjenden të përmbledhur 4 teaser-at
Pjesë e cast-it janë gjithashtu Michael Kelly në rolin e doktorit Dumbarton; Jonathan Pryce në rolin e Sir Stuart Strange – drejtuesi i East India Company dhe kundërshtari i Delaney -; Oona Chaplin në rolin e thjeshtrës së James, Zilpha Geary; dhe David Hayman në interpretimin e Brace, i besuari i Delaney. Jessie Buckley interpreton Lorna Bow, një grua që pretendon se i takon një pjesë e trashëgimisë së James; Ashley Walters një personazh i rrezikshëm i njohur gjatë viteve në Afrikë; Jefferson Hall mban rolin e Thorne Geary, i shoqi i Zilpha; Ed Hogg si Godfrey, i infiltruari i Delaney në East India Company; Leo Bill mban roln e Wilton, ortaku imoral dhe modern i Stange; Christopher Fairbank si Ibbotson, një burrë me të cilin James ka hyrë në borxhe; Richard Dixon interpreton Pettifer, krahu i djathtë i Strange; Jason Watkins është Solomon Coop; ndërsa Nicholas Woodeson mban rolin e avokatit Thoyt, që ka punuar në të kaluarën për familjen Delaney.
Seriali i përbërë nga 8 episode është shkruar nga Steven Knight, prodhuar nga Ridley Scott dhe me regji të Kristoffer Nyholm për BBC One dhe FX.