Pas marrjes nën kontroll të plotë të kryeqytetit afgan – Kabulit, talibanët kanë bërë të ditur se do të shpallin “Emiratet Islamike të Afganistanit” dhe atë nga pallati presidencial që sot u mor nën kontroll pas evakuimit dhe largimit të presidentit afgan Ashraf Ghani, i cili u nis për në Taxhikistan.
E po këtë emër e kishin vënë qeveria e talibanëve para se të ndërhynin Shtetet e Bashkuara në Afganistan, pas sulmeve 11 shtatorit në New York dhe Washington DC, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka konfirmuar një zyrtar në kushte anonimiteti duke pretenduar se nuk është i autorizuar të deklarohet publikisht para mediave për këtë.
Në anën tjetër, ambasada amerikane në Kabul ka anuluar të gjitha operacionet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të strehohen – ku pretendohet se ka pasur të shtëna derisa po transportoheshin me helikopterë e mjete të blinduara në drejtim të aeroportit.
Shumë punonjës e diplomatë të ambasadës kishin mbetur në objekt dhe ushtria ishte detyruar të shkojë për t’i marrë nga frika se mund të sulmohen nga taliban