Rita Ora ka vendosur të bëhet romantike sot dhe ta urojë partnerin e saj për ditëlindje, në sytë e të gjithë botës!
Ajo ka ndarë në llogarinë e Instagram foto të Taika Waititi-t si dhe momente të ëmbla së bashku, ndërsa fjalët që i dedikoi na e shkrinë zemrën.
“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më qesharak më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më mban bashkë në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. TE DUA 🥹🥰”- shkruan ajo