Në Hollivud, përpjekja më e fundit për të pushtuar tregun gjigand, por edhe më shumë kufizime kineze, vjen në formën e një rekrutimi të pazakontë.
Për të parën herë, Marvel ka vendosur në rolin e një superheroi një aktor aziatik. “Shang-Chi dhe legjenda e 10 unazave“ e çon spektatorin në një Kinë mitike ku kafshë të stërmëdha, misticizmi dhe kung fuja përplasen për një rrëfenjë mbi marrëdhënien e vështirë të një djali me babain e tij.
Djali, i interpretuar nga aktori jo fort i njohur kinezo-kanadez Simu Liu – iu largua kur ishte adoleshent të atit të tij kontrollues e pasi u skalit në një vrasës vdekjeprurës, përfundon në SHBA ku jeton pa rënë në sy, derisa i ati, super ylli nga Hong Kongu Tony Leung- i dërgon një bandë të tmerrshme për ta detyruar të kthehet në shtëpi. Marvel shpreson që “Shang-Chi” të pritet krahëhapur në tregun kinez.
Jodi Long, aktore aziatiko-amerikane: Është shumë prekëse, sepse e kemi pritur prej shumë kohësh një super hero aziatik. Ky film kremton jo vetëm kulturën, por edhe humanizmin tonë.
Victoria Alonso, producente: Ky është një hap përpara drejt ndryshimit. Bota kërkon ta shohë dhe komuniteti aziatik kërkon qe të ketë dhe ai përfaqësuesit e tij.