Një surprizë pritet të ndodhë mbremjen e sotme në “Big Brother Vip” për një nga banorët. Konkretisht, bëhet fjalë për Meridianin, i cili do të takojë disa miq. Shtëpisë do t’i bashkohen për një moment disa futbollistë të Vllaznisë për të surprizuar konkurrentin.
Ky i fundit, veçse punon në klubin Shkodran, është edhe tifoz i hershëm i Vllaznisë. Atij i është besuar posti i marketingut në klub nga presidenti Alban Xhaferri, ndërsa sonte disa lojtarë të klubit të zemrës do i dhurojnë atij një moment emocionues.
Gjatë spektaklit të pak ditëve më parë Meridiani kishte kërkuar të dinte në cilin vend në renditje ishte skuadra shkodrane dhe Arbana e informoi shkurt se ndodhet në vendin e tretë. Mbetet për t’u parë sonte, nëse futbollistët do të lejohen që t’i japin më shumë nformacionin.
Kujtojmë që gjatë spektaklit të së premtes ishin Ylli Limani dhe Ledri Vula ata që surprizuan banorët dhe dhuruan një performancë për publikun.
Ndërkohë, këtë javë në nominim janë Klaudio, Iliri, Arjola dhe Einxhel dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Të premten që kaloi, konkurrenti që la shtëpinë ishte Sabiani, i cili ishte në nominim së bashku me Antonelën dhe Meridianin.