Çifti i parë që ka vendosur të vazhdojë lidhjen jashtë “Love Story” është Andi dhe Klaudia. Këtë vendim të tyre, ata e kanë deklaruar mbrëmjen e sotme duke i surprizuar të gjithë.
Andi: Nuk kam asnjë kimi mes vajzave.
Daniela: Më vjen mirë që e the para meje.
Dea: Më vjen mirë që e the sepse nuk humbet kohën tënde.
Andi: Kam një kërkesë për produksionin sepse dua t’i them diçka një vajze.
Alketa Vejsiu: Nuk largohesh nga programi edhe pse nuk ke interes për Dean apo Danielën.
Andi: Klaudia. E di që të erdhi e papritur sepse unë jam një njeri që iu bëj gjërat në moment. Na ka përfshirë të dyve ky emocion. Kam parë sinqeritet tek ty. Jam shumë i sigurtë në çdo hap që hedh. Je e vetmja gocë për të cilën kam ndjenjë. Klaudia kam dëshirë që këtë ndjenjë që kemi krijuar në “Love Story” ta vazhdojmë jashtë.
Klaudia: Dua kohën time, por pranoj të të njoh.
Alketa Vejsiu: Ju jeni të emocionuar. Por unë si ngela. Jam shumë e lumtur për ty sepse ke mbetur gjithmonë modeste.
Andi: Dua të bëj një falenderim për një zonjë të nderuar, Vera Grabockën.
Alketas Vejsiu: Çifti i parë që vazhdon romancën jashtë “Love Story”. Ju urojmë shumë fat.