Pas një sezoni të parë të mirënjohur globalisht, Apple TV+ njoftoi sot rinovimin e sezonit të dytë të “Surface”, thriller psikologjik me protagoniste dhe producente ekzekutiv Gugu Mbatha-Raw dhe krijuar nga Veronica West.
“Jam i emocionuar të vazhdoj këtë rrugëtim dhe të zhytem edhe më tej në tensionin dhe misterin e “Surface” me këtë ekip të shkëlqyer”, tha ylli dhe producentja ekzekutive Gugu Mbatha-Raw. “Më pëlqen të luaj Sophie dhe mezi pres që fansat e serialit dhe audienca e re të bashkohen me ne, ndërsa ne e shohim atë të hyjë në botën e rrezikshme të së kaluarës së saj gjatë sezonit të dytë.” Si aktore dhe producente ekzekutive, është e rëndësishme dhe kuptimplotë ta sjell këtë histori në shtëpi, në Londër”.
“Ky është me të vërtetë një kapitull krejt i ri i vendosur në një botë krejt të re dhe mezi pres që njerëzit të shohin historinë të zhvillohet teksa zbulojnë një Sophie të guximshme dhe të patrembur në këtë sezon të dytë,” tha krijuesi Veronica West. “Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të punoja me Gugu, Apple dhe ekipin e Hello Sunshine dhe një privilegj i vërtetë për të vazhduar udhëtimin!”
I nxitur nga një interpretim “magjepsës” dhe “magnetik” i protagonistes Gugu Mbatha-Raw, “Surface” është prodhuar nga Apple Studios dhe Hello Sunshine. Sezoni i parë i plotë i serialit është i disponueshëm në Apple TV+.
“Surface” ndjek historinë e Sophie, një gruaje që ka humbur pjesën më të madhe të kujtesës pas një dëmtimi në kokë që besohet të jetë rezultat i një tentative për vetëvrasje.
Në qytetin e saj të lindjes në Londër, sezoni 2 do ta shohë Sophie të rilidhet me marrëdhëniet e papërfunduara që i kanë përhumbur kujtimet e saj, duke zbuluar se nga erdhi dhe çfarë e bëri atë personin jo stabël. Por rrëmuja që ajo la pas në San Francisko, do të bëj që Sophie të zbulojë një herë e përgjithmonë se nuk mund ta kapërcej kurrë të kaluarën saj
Sezoni i parë i “Surface”, i vendosur në elitën e San Franciskos, e lejoi Sophie të zbulonte sekretet e saj, duke zbuluar një mori mëkatesh duke filluar nga një trekëndësh dashurie, deri te pyetjet shumë më të thella për një të kaluar të fshehur dhe për identitetin e saj të vërtetë. Ndërsa sezoni 1 iu përgjigj pyetjes se kush ishte në të vërtetë Sophie, sezoni 2 do të na tregojë pse. Sophie kaloi oqeanin për t’i shpëtuar të kaluarës së saj, por nga çfarë po ikte? Cast-i i sezonit të parë përfshin gjithashtu Oliver Jackson-Cohen, Stephan James, Ari Graynor, kandidaten për Oscar, Marianne Jean-Baptiste, François Arnaud dhe Millie Brady.