Nata e sotme ishte suprizuese per spektaklin e Big Brother Albania 9. Këtë herë Arbana Osmani erdhi në spektakël me nje veshje mjaft të thjeshtë dhe elegante. Opinionistët e kësaj puntate, ishte çifti Bieta Sulo dhe Alban Dudushi. InfoMedia Albania përcolli në një live blogging gjithçka ndodhi këtë natë të dytë të reality show-t.
Nderkohe nga votimi, jane krijuar dy cifte te reja, të cilët dolën nga shtëpia e vajzave dhe djemve. Damiano dhe Donjeta, Danjeli dhe Fotinia janë banorët të cilët hynë në shtëpinë e çifteve për të kaluar zyrtarisht në zonën reale të spektaklit.
Por nata nuk mbeti pa prurje të reja, të cilët zvendësuan vendet e konkurentëve të larguar nga dhoma. Cilët janë ata? Le ti shohim!
Kleodiana
Mosha, 21 vjeç
Vendlindja: Cakran, Fier
Profesioni: Hostess
Kleodiana ka lindur në Cakran të Fierit dhe prej 8 muajsh jeton në Tiranë. Për Kleodianën jeta nuk ka qenë shumë e lehtë, por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të ecë përpara. Prej disa muajsh është zhvendosur në Tiranë dhe përpiqet që të përqëndrohet vetëm te momentet e bukura, një ndër të cilat konsideron edhe lajmin e hyrjes në Big Brother. Sipas Kleodianës në këtë reality fiton i drejti dhe ai që është në qëndër të vëmendjes, dhe ajo ka besim se me cilësitë e saj do fitojë zemrën e atyre që e ndjekin.
Musa
Mosha: 25 vjeç
Vendlindja: Vlorë
Profesioni: Organizator party
Musa është 25 vjeç dhe ka lindur në Vlorë. Në moshë të vogël ka emigruar drejt Italisë me familjen, në Romë, ku edhe jeton aktualisht. Ëndrra e tij më e madhe ka qenë të bëhej futbollist, por nuk mund të luante për shumë kohë sepse duhej të punonte e kujdesej për familjen. Aktualisht Musa punon si organizator party dhe është një person që përcjell shumë harmoni.
Dona
Mosha: 26 vjeç
Vendlindja: Mirditë
Profesioni: Fotomodele
Dona është 26 vjeç dhe vjen nga Mirdita. Për momentin ajo jeton në Tiranë, të cilin e cilëson si vendin e mundësive. Natyra e saj pozitive e ka ndihmuar që gjithmonë të jetë e rrethuar nga njerëz që e vlerësojnë dhe e mbështesin. Pasioni i Donës është modelingu, të cilin ka filluar ta ushtrojë para disa vitesh, duke pasur shumë sukses. Ajo është përfshirë në shumë evente të botës së modës dhe shpreson që në një të ardhme të mund të ndihmojë të rinjtë që kanë të njëjtat dëshira.
Egnajt
Mosha: 27 vjeç
Vendlindja: Berat
Profesioni: Menaxher
Egnajti është një 27-vjeçar nga Berati që prej disa vitesh jeton në Itali, ku edhe ka kryer studimet. Egnajti është një djalë shumë i qeshur dhe i shoqërueshëm, por edhe shumë impulsiv në disa raste. Ai thotë se ka hasur shumë vështirësi në jetën e tij, por gjithnjë ka ditur të triumfojë falë besimit dhe punës së tij. këtë gjë Egnajti kërkon ta tregojë edhe me pjesëmarrjen e tij në Big Brother.
Mbrëmja nuk ka kaluar edhe pa emocione dhe të qeshura. Benardi morri mesazhin e të atit se duhet të ishte më i fortë. Ademi pa të atin teksa fliste me emocion kur e pa për herë të parë në spektakël, sepse në fakt Ademi e kishte fshehur pjesëmarrjen e tij në BBA. Ndërkohë, Ervini pati mundësinë të ketë shumë pranë mamanë e tij, me të cilën ka një lidhje mjaft të fortë.
Ndërkohë produksioni do të instalojë, një kompjuter në dhomën e djemve dhe të vajzave për të lehtësuar komunikimin e tyre.
Adem-Ejona dhe Kei-Vivi morën më shumë vota nga nominimet ndërkohë që Çifti Gerta-Denis ishin të nominuar automatikisht për shkak se thyen rregullat e lojës./imalbania.com/